Amnistia fiskale, i gjithe procesi online | Lajme - News

2020-08-02 0

Nisma e amnistisë fiskale dhe penale për legalizimin e pasurive të padeklaruara do të zhvillohet e gjitha përmes procedurave online, jo vetëm për të shmangur kontaktin fizik në sportele, por dhe për t?i dhënë mundësi emigrantëve jashtë Shqipërisë që të përfitojnë. Zv/ministrja e Financave, Vasilika Vjero, thotë se aplikimi do të bëhet tërësisht në bazë të një formulari që mund të plotësojë çdokush në bazë të vetëdeklarimit, pa kërkuar asnjë dokument shtesë, e pasi të ketë paguar tatimin përkatës në bankë, procesi do të konsiderohet i mbyllur.

Vjero thotë se tatimet do të ngrenë një njësi të posaçme për këtë nismë, e cila do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet e sigurisë publike që të mos përfitojnë organizatat kriminale dhe zyrtarët e lartë.

Ligji i amnistisë ka fuqi në territorin e Shqipërisë dhe jo në vendet e tjera, ndaj emigrantët në rastin se do të sjellin para në ?cash? ose sende me vlerë, duhet që të bëjnë deklarim në kufi, por çdo pasuri do të jetë objekt i taksave doganore.

Në vitin 2011 një nismë e ngjashme nuk pati një shtrirje të gjerë te bizneset dhe individët pasi nuk sillte garanci për amnistimin e veprës penale të evazionit fiskal apo mënyrës së realizimit të të ardhurave. Përfitimet nga amnistia në buxhetin e shtetit në atë vit ishin 88 milionë lekë dhe nga rivlerësimi i pasurive 1 miliard lekë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/